Albina Kelmendi eshte shpallur fituesja e votave te publikut, dhe do jete perfaqesuesja e Shqiperise ne EUROvizion
Këngëtarja Albina Kelmendi ka bërë paraqitjen një paraqitje unike në skenën e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.
Në Festivalin e Këngës, ku zgjedhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Eurovision, Albina erdhi me këngën “Duje” bashkë me familjen e saj.
Ky projekt muzikor u punua nga Enis Mullaj, me tekst të Erjona Rushitit.
Elsa Lila me këngën e saj “Evita” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 61 të këngët.
Këngëtarja është rikthyer pas 25 vitesh në këtë festival ndërsa kënga e saj ishte një
dedikim për vajzën e saj, material të cilën Elsa Lila e ka shkruar dhe kompozuar vetë.
Sipas jurisë prfesioniste, vendin e tretë e rrëmbeu 2Farm, vendin e dytë Albina Kelmendi, ndërsa vendin e parë e Elsa Lila.
Kthehet bujshem Elsa Lila, fiton Festivalin e 61-t të Këngës. Ja renditja e tre vendeve të para
Por per eurovizionin duhen votat e publikut, ndaj fituesja eshte shpallur ALbina Kelmendi dhe familja, ato qe do na perfaqesojne ne Eurovizion
(BalkanWeb)