Lajm i keq per Vitin e Ri! Ja sa eshte rritur cmimi i bakllavase, mezi do e blejme

Këtë vit rritet edhe bakllavaja, krenaria e çdo shtëpie shqiptare, që ndahet me familjen pas darkës së ndërrimit të viteve, si dhe me të gjithë të afërmit që vijnë për vizitë në ditët e para të vitit.

Me një pjesëmarrje në rritje të ish-amvisave në tregun e punës, por edhe nevojës për t’u çlodhur nga mundi i një viti, të shumtë i drejtohen pastiçerive për të blerë një tepsi të gatshme.

‘Cmimi i miellit është rritur me 17% këtë vit, sheqeri me 26%, arrat me 44%, gjalpi 80% dhe vezët janë mbi dyfish më të shtrenjta. Çmimet e përbërësve janë reflektuar edhe tek çmimi final i tepsisë së bakllavasë, me një rritje 20-30% krahasuar me një vit më parë.

Bakllavaja është vetëm një nga elementët që shoqërojnë tryezën e fundvitit, që në total pritet të kushtojë 40% më shtrenjtë.

recommended by

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *