E heshtur para performancës, Elsa Lila perlot me dedikim prekës për të bijën në Festivalin e Këngës

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Këngës, kulmon me rikthimin në këtë garë pas 25 vitesh të këngëtares Elsa Lila.

Ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur këngëtarja para performancës, por sicc konfirmon moderatorja Arbana Osmani,

kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër, e cila po ashtu është e pranishme në Pallatin e Kongreseve.

Lila është gjithashtu autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që sicc nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.

Artistja në fund të performancës, u prit me duartrokitje nga publiku.

Në Festivalin e Këngës Lila ka lënë gjurmë me këngë si “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”, ndërsa në vitin 2007 mori pjesë edhe në “Sanremo” në Itali. Ndërkaq rikthimi i saj vjen pas problemeve me drejtësinë kohëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *