Rudina Hajdari tregon arsyen e trishte te ndarjes nga bashkëshorti dhe si është marrëdhënia e tyre sot

Pak javë më parë Rudina Hajdari konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, teksa një krisje e marrëdhënies së tyre ishte aluduar prej disa kohësh, nisur edhe nga distanca mes tyre dhe shfaqjet gjithnjë e më rrallë në publik.

Ditën e sotme ish-deputetja, e ftuar në “S’e Luan Topi”, e ka konfirmuar sërish që martesa e tyre ka përfunduar, duke treguar më shumë mbi shkaqet e ndarjes dhe marrëdhënien që kanë tani.

Kështu, ajo përsëriti se kriza në cift kishte nisur pikërisht prej distancës dhe zgjedhjeve të ndryshme që kishin bërë, me Rudinën që është kthyer në Shqipëri për shkak të angazhimeve të saj dhe ish-partneri që vazhdon jeton në SHBA.

Megjithatë, edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, ajo tha se të dy do të jenë gjithnjë aty për vazën e tyre dhe i japin shumë dashuri, sidomos tani, duke mos e bërë të ndjehet sikur familja është e paplotë.

“Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj nuk është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj.

Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, – tha Hajdari, ndërsa po ashtu tregoi se edhe vajza e saj jeton përtej oqeanit, por vjen ta vizitojë sa herë ka mundësi.

/News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *