U bë baba me gruan yll te bukur në moshën 55 vjeçare Pirro Cako publikon foto me te birin

Më shumë se 1 vit më parë, këngëtari dhe kompozitori i njohur Pirro Çako u bë baba për herë të dytë.

Artisti i mirënjohur dhe partnerja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Amadeus.

Lajmi i ardhjes në jetë të djalit u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij.

Portali Story ka publikuar fotot e para të këngëtarit së bashku me djalin e tij të vogël, teksa po kalon një ditë të bukur me të dhe gruan e tij.

Ai shihet duke e mbajtur në krahët e tij, teksa shëtisnin në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.

Lidhja e dashurisë së tij u bë publike gjatë pjesëmarrjes në një darkë VIP, nga shoku i tij i ngushtë Ardit Gjebrea. Gruaja e tij punon si kancelare në gjykatë dhe është 20 vite më e re se ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *