Edi Rama jep lajmin e keq per punonjesit e shtetit! Kete Fundvit nuk iu lejohet te

Kompanitë publike dhe institucionet nuk do të lejohet të shpërndajnë bonuse për punonjësit për Vitin e Ri.

Në prag të festave të fundvitit, e në mes të një krize çmimesh që pritet të sjellë një dimër të ashpër, qeveria ka miratuar një vendim që ndalon dhënien e shpërblimeve apo organizimin e festave me fondet e këtyre ndërmarrjeve.

Teksa për administratën, paga e 13-të apo bonuset nuk ekzistojnë më rregullisht që prej vitit 2009, disa kompani publike e aplikonin këtë në formën e bonuseve, ndërsa ndryshe nga institucionet, mund të organizonin edhe festa. Por këtë vit, ashtu sikurse u kërkua në vitin 2019 pas tërmetit dhe në 2020-ën për shkak të pandemisë, nuk do të ketë shpërblim për dhjetorin.

Vendimi i Këshillit të Ministrave prek të gjitha ato institucione buxhetore dhe jo buxhetore, ato në varësi të bashkive, institucionet e krijuara me ligje të posaçme si ato të reformës në drejtësi, si dhe mbi të gjitha të gjitha ndërmarrjet dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror mbi 50%.

Vitin e kaluar, punonjësit e disa ndërmarrjeve dhe kompanive publike morën një shpërblim, ndërsa këtë dhjetor këtë përfitim do ta marrin vetëm pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe disa kategori të personave me aftësi të veçanta.

Një shumë prej 5 mijë lekësh, që ka nisur të shpërndahet prej fillimit të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *