“80 vjeç dhe ka takat per…”, Viktor Zhusti flet per lidhjen me artisten greke (VIDEO)

Aktori i famshëm shqiptar, Viktor Zhusti festoi pak ditë më parë 80 vjetorin e lindjes dhe ky përvjetor nuk e ka gjetur vetëm, por të dashuruar.

Zhustit iu zbulua lidhja me artisten greke, Margarita Plesti. Shumë u komentua diferenca në moshë prej 22 vitesh mes çiftit, por aktori na vërtetoi edhe njëherë se “Dashuria nuk njeh moshë”.

Pas gjithë zhurmës, më në fund ka patur edhe një reagim nga aktori i cili me një video gazmore ka konfirmuar lidhjen.

Është Gjergj Luca ai i cili ka publikuar videon në të cilin shprehet:

“Thonë për profesorin tim që 80-vjeç ka forcë me dashuru. Këtij ja marsha të ligat që ka takat me dashuru dhe unë jam shumë xheloz. Ishalla

Zoti më fal dhe mua forcë që t’i ngjaj këtij burri kur të shkoj 80 vjeç”./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *