Avionit i këputet një nga rrotat sapo niset nga Italia, do çud iteni se ku përfundon (Video)

Pamjet e filmuara rastësisht nga një banor në Pulia, tregojnë momentin kur një Boeing 747 Dreamlifter, në pronësi të kompanisë Boeing, humb një nga rrotat kryesore gjatë nisjes.

Siç raportojnë mediat e huaja, incidenti ndodhi më 11 tetor 2022, rreth orës 9.15 (UTC), kur Boeing 747-400 Dreamlifter po ngrihej nga Aeroporti i Tarantos (TAR).

Avioni sapo u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar Charleston në SHBA, dhe pavarësisht incidentit, ka vazhduar fluturimin.

Pamjet tregojnë një tym të dendur që del nga pjesa kryesore e rrotave, vetëm disa sekonda pasi avioni u ngrit në ajër.

Rrota shkëputet dhe bie në tokë me shpejtësi të madhe. Ajo u gjet më vonë jashtë kufijve të aeroportit, në një vresht aty pranë.

Për fat të mirë, avioni u ul në aeroportin Charleston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në orën 14:28 (UTC) pa asnjë incident të raportuar.

Sipas Flightradar24.com, Boeing Dreamlifter, i regjistruar N718BA, po kryente fluturimin 5Y-4231, i operuar nga kompania Atlas Air.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *