Reshje shiu e stuhi, Shqipëria nën “pushtetin” e motit të keq, çfarë pritet javën e ardhshme

Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime.

Sipas SHMU për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët.

Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet

të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *