Ditën e sotme një tjetër emër aludohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e
dytë të Big Brother Vip Albania. Sipas “Anabel” aktori Gent Hazizi i ka thënë “po” ftesës së produksionit.
Pak javë më parë Genti përfundoi eskperiencën e tij në “Dancing With the Stars” dhe mesa duket është gati për një tjetër aventurë në të njëjtin ekran.
Edhe në këtë rast, na duhet të presim fillimin e spektaklit për të zbuluar nëse aktori do të jetë apo jo pjesë e lojës.
Gjatë gjithë kësaj kohe në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm të cilët aludohen se do të jenë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.
Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar një tjetër personazh. Sipas “Bordo” Lei Kraja ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të njëjtat burime kanë shtuar se moderatorja sportive është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shqoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.
Ne na mbetet të presim edhe pak ditë për të zbuluar nëse Lei do të jetë vërtetë një nga konkurentet.