Deputeti sfidon hapur: Më gjej 1 kapanon 2000 metra në Kukës, të sjell 2000 punëtorë, nenkryetari ngel dhe i thote qe

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha sfidoi në studion e “RinOn” nënkryetarin e bashkisë Kukës, Granit Gjana në një debat për qytetin e Kukësit.

Sipas Gjanës, të rinjtë s’duhet të largohen sepse mundësitë për të ecur përpara po rriten, ndërsa

Hoxha insistoi se nuk ka kushte të favorshme dhe s’po bëhet mjaftueshëm për të ndaluar fenomenin e emigracionit.

Nënkryetari i bashkisë propozoi se çdo investitor është i lirë të vijë në Kukës dhe të japë kontributin e tij, gjë që sipas deputetit demokrat nuk është e mundur.

“Të bëj një sfidë. Më gjej një zonë industriale, më gjej një kapanon 2 mijë metër e të sjell unë nesër 2 mijë punëtorë,” – u shpreh Hoxha.

Ndërsa Gjana ja ktheu se në këto vitet e fundit janë hapur të paktën dy fasoneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *