Isha aq i varfer sa nuk mundja as ta…! Babai perlot te Arditi, ja cfare bën per te bijën pas kaq vitesh (Video)

Besniku një baba krenar për vajzën e tij ka ardhur t’i bëjë një surprizë për ditëlindjen e saj. Ai ka treguar se Rajmonda ka pasur një fëmijëri të vështirë sepse ishin të varfër, nuk kishte lekë që t’i blinte rroba për shkollën dhe nuk ia ka festuar ditëlindjen për shkak të kushteve. Besniku tregon dhe një rast që i ka ngelur peng për të gjithë jetën.

Ardit Gjebrea zbulon një ndër vuajtjet më të mëdha në jetë – ArkivaNews

Hera e vetme që vajza i kishte kërkuar diçka ishte në moshën 6 vjeç kur kishte parë një arush, por nuk mundi t’ja blinte dot. Për ditëlindjen e saj, ai i ka blerë arushin dhe një tufë me trëndafila për t’i kërkuar falje.

Besniku: Punoi në shkollë të mesme, punoi në shkollën e lartë dhe pa mbaruar shkollën e mesme e martova.

Ardit Gjebrea: Si ta bëri zemra? Besniku: As vetë nuk e di, edhe dritat në shtëpi nuk më dukeshin sikur ndriçonin njësoj sikur ishte Rajmonda. Edhe sot e kësaj dite kur hyj në shtëpi më duket bosh.

Ardit Gjebrea: Tani më trego çfarë është ky arush, se lutet i kuptoj, po arushi është për të vegjël, ajo tashmë është martuar.

Besniku: Ishim tek Stacioni i Trenit, po vinim nga dajat e Mondës kur ajo ishte diku tek 6-7 vjeç. Përballë stacionit të autobuzave është një dyqan që shiten arusha dhe i thotë nënës së vetë që dua një arush duke qarë.

Ishte rasti i parë dhe i fundit sepse nuk ka kërkuar më asnjë gjë mbas asaj dite. E mori nusja me përkëdheli dhe e solli tek shtëpia, nuk ia blemë sepse nuk kishim kushte. Më ka bërë shumë krenar, është shumë e sjellshme. I ka ngelur në mendje që nuk ia kam blerë atë arushin dhe tani para

dy muajsh ma ka kujtuar, më tha o bab a të kujtohet puna e arushit tek Stacioni i Trenit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *