Bënë një Shqipëri të perlotej me historinë e tyre, ja çfarë po ndodh me çiftin e ri shqiptar që s’i linte gjyshi të fejoheshin

Së fundmi në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e ndaluar e dashurisë mes Stiljanos dhe Ersoneldës.

Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri e më pas ishin lidhur, por gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen.

Stiljano nuk hoqi dorë nga Ersonelda dhe i propozoi për martesë në emision ndërsa familjarët e saj në prapaskenë, u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.

Familjarët u shoqëruan në komisariat ndërsa Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos.

Ndërsa ditëne djeshme faqja e programit ka bërë të ditur për audiencën se ata janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Stiljano falenderoi Arbanën dhe tregoi që nga dita xhirimit të emisionit ata jetojnë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *