A ke kohë për të bërë dashuri? Bef ason Marjana Kondi: Oh, une kam nje burri i cili me bën të

Aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi, ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe nuk ka nguruar që t’i shprehë publikisht dashurinë bashkëshortit.

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Kondi u pyet nëse artistët kanë kohë të bëjnë dashuri.

“Ua, si s’kanë?! Patjetër! Unë jam një ndër ato që vetëm dashuroj, vetëm dua njerëz. Sikur të jenë edhe njerëzit me karakterin e mirë, unë jam pafund e dashuruar”,- u shpreh aktorja.

Më pas, kur iu kërkua t’i dedikojë disa fjalë bashkëshortit të saj, Marjana tha:

“Të dua pafund! Ka atë inteligjencën e mirë. Trurin që ka ai nuk e ka njeri jo këtu, po as në botë. Është i mirë, është i qetë, mua më stopon në gjëra…

Ama edhe pa mua nuk bën dot. E kapi polici, se po i jepte shpejt makinës. Polici po i vinte gjobë e më thonte ‘fliti ti’.

Unë i thoja ‘s’dua’, se i kisha thënë të mos i jepte shpejt makinës. Sa nxora kokën unë te polici, ai tha: ‘Respekt’,”- rrëfeu artistja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *