E fundit! Dorezohet nga Primaret Alimehmeti: Ka ndodhur ajo qe

Ditën e djeshme janë zhvilluar Primaret, ndërkohë që rezultatet për Tiranën nxorën në balotazh kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Në një konferencë të përbashkët të mbajtur mbrëmjen e sotme, Alimehmeti u shpreh se mbështet kandidaturën e Këlliçit, si personi i cili mori më shumë vota nga anëtarët.

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të

parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë.

Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit.

Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *