Mohoi se e kishin rra hur! Del dosja e Policise: Ja si u dhu nua Rezart Veleshnja ne parking me punetorin e

Rezart Veleshnja, një nga aktorët e programit televiziv “Portokalli” është rr hur me gr shte dhe sende të forta me një persona tjetër, i cili rezulton të jetë punonjës pranë pastiçeri “Nefeli“ në Tiranë.

Pak ditë më parë, në 30 nëntor 2022 përmes rrjeteve sociale aktori Veleshnja, hodhi poshtë zërat për ndodhinë e një konfl kti të mundshëm mes tij dhe personave të tjerë në Tiranë.

Por realiteti dhe materialet e dërguara nga komisariati nr. 1 në drejtim të prokurorisë së Tiranës, tregojnë të kundërtën. Pak kohë më parë në ak zën e kryeqytetit ka mbërritur një material hetimor, që flet për një k nflikt verbal dhe më pas fizik, të ndodhur në datën 20 shtator 2022.

Ngjarja ka ndodhur në rrugicën që të çon tek pastiçeri “Nefeli”, e cila ndodhet në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Sipas dosjes hetimore, aktori Rezart Veleshnja është konfl ktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me Gentjan Kullollin, ky i fundit një punonjës i pastiçerisë së mësipërme.

Shkak i përpl sjes fizike mes dy personave ka qenë bllokimi i parkimit, me një furgon “Cady” që përdorej nga punonjësi i pastiçerisë, Gentjan Kullolli.

Në pamjet filmike që ka sek estruar policia me qëllim hetimin e këtij incidenti, Veleshnja shafqet me një motor dhe në kokë mban një skafandër. Ai zbret nga motori dhe drejtohet nga furgoni “Cady”. Ku pasi shikon se në të nuk ndodhej shoferi, Veleshnja hipën brenda në furgon, e ndez atë dhe e largon disa metra më larg.

Pikërisht në këtë moment shfaqet Gentjan Kullolli që del nga pastiçeria teksa mban disa arka dhe drejtohet në drejtim të furgonit “Cady”.

Në timon ai ka konstatuar aktorin Rezart Veleshnja, të cilit ka filluar ti kërkojë llogari për ndezjen dhe largimin e furgonin nga vendi i parkimit. Por në këtë moment sipas Gentjan Kullolli, Veleshnja e ka f yer rëndë, ndaj dhe ai e ka g ditur disa herë me gr sht.

Veleshja në kokë mbante skafandën e motorit ndaj nuk ka pësuar d mtime, ndërsa përl shja fizike e tyre me g ditje të ndërsjellta ka vijuar për pak çaste. Kanë qenë punonjësit e pastiçerisë ata që i kanë ndarë dy personat.

Sipas materialit hetimor, thuhet se Rezart Veleshnja, është larguar me vrap dhe ka hyrë në ambientet e një servisi aty pranë, nga ku ka marrë një shufër hekuri dhe është drejtuar drejt vendit ku ndodhej Gentian Kullolli. Por Veleshnja në asnjë moment nuk e ka përdorur sh frën e hekurit.

Të dyja palët e përfshira në këtë konfl kt kanë përfunduar në ambjentet e policisë, ku janë marrë në pyetje dhe kanë bërë kallëzim penal. Por teksa materiali i referuar nga policia në prokurori është në fazën e verifikimit, mësohet se si Veleshnja dhe Gentjan Kullolli, kanë hequr dorë nga kallëzimi, duke shprehur vullnetarit normalizimin e marr dhënieve mes tyre.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *