“Aventurat” e 5 shoqeve te Arditi/ “Burrin e kam gënjyer sa të duash”, Shpresa i tregon të gjitha: I thoja jam në mbledhje kur une po

Ato janë një grup shoqesh të cilat i gjenden gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Mes monotonisë dhe vështirësive të jetës ato kanë kuptuar se tashmë mund të jetojnë një jetë të dytë.

Shpesh organizojnë udhëtime apo evente nga më të ndryshmet, të cilat organizohen nga më e madhja në moshë prej tyre Llambrinia. Pikërisht për të falenderuar këtë “zonjë engjëll” siç e quajnë pesë mikeshat e saj, ishin këtë të diel në rubrikën “Kam Një Mesazh Për ty” në “E Diela Shqiptare”.

E ndërsa secila ka treguar historinë e saj, Shpresa ka zbuluar se duke qenë se eventet që organizonin së bashku me shoqet ishin të shpeshta, herë-pas herë, e gënjente burrin dhe nuk i thoshte se kishte shkuar në udhëtim, por se kishte mbledhje pune.

Shpresa: Jeta ime ka qenë monotone, i përkushtohesha familjes, fëmijëve, nuk më dilte kohë, jo vetëm që nuk kisha kohë, por nuk kisha shoqe. Goca e tezes sime më mori në udhëtim. Udhëtimi im i parë ishte Valbona, ishte një mrekulli. U bëra pjesë e këtij grupi, duke pasur një Llambrini Gjinari që e kemi ftuar sot. Ajo është e përkryer, gojëmbël.

Ardit Gjebrea: Është organizatorja?

Shpresa: Organizatorja. Na gjente edhe udhëtime me çmim më të ulët.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë bashkëshorti nuk jeton më.

Shpresa: Jo.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh?

Shpresa: Bashkëshorti nuk jeton që për një vit e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Për më shumë se 8 vite ti ke ndjekur shoqërinë e gocave. Po burri ç’të thoshte?

Shpresa: Shqip. E kam gënjyer sa të duash. Gënjeshtra të bardha. I thoja kam mbledhje, kur ishim në udhëtime brenda për brenda Tiranës. Këtë e kanë bërë të gjitha gratë jo vetëm unë. Edhe kur vonohesha më thoshte; “po sa mbledhje e gjatë që ishte”, “aman mo se e pimë dhe një kafe”.

Ardit Gjebrea: Por ti ishe me shoqet?

Shpresa: Unë isha me shoqet. Gjithmonë me shoqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *