“Nuk kujtoj mbiemrin e gruas”, korçari habit Aldon që në pikë të mëngjesit

Kelmenti, një djalë nga Korça ka telefonuar sërish tek “Aldo Morning Shoë”, ku nuk kanë munguar as deklaratat e tij të çuditshme. Tema e sotme është se cilën mbiemër duhet të zgjedhje nusja pasi martohet, të sajin apo të burrit.

Kelmenti në fund të telefonatës ka thënë se do mbante mbiemrin e gruas dhe pavarësisht se është i fejuar ai nuk e mban mend mbiemrin e saj.

Aldo: Edhe për këtë temë ke marrë? Kelmenti: Po marrim o çdo bëjmë. Aldo: O Klement, bëj pak pushim, mos merr kaq shpesh domethënë. Kelmenti: Mirë, mirë.

Aldo: Çfarë mendimi ke për temën? Kelmenti: Si ishte tema se nuk e kam dëgjuar. Aldo: Mirë ishte, shumë mirë ishte. Pse merr kur nuk e ke dëgjuar mor burrë?

Kelmenti: Po tani e hapa unë. Aldo: Gruaja duhet të marrë emrin e vetë apo të burrit kur të martohet? Kelmenti: Mbiemrin e burrit. Aldo: Po pse mbiemrin e burrit, pse nuk merr ti mbiemrin e saj?

Kelmenti: Po kjo koha kështu ka ardhur. Aldo: Pse më përpara si ishte? Kelmenti: Po mirë mo ishte më ndryshe atëherë. Aldo: Që edhe burri mund të merrte mbiemrin e gruas për qejf?

Kelmenti: Eee. Aldo: Po pse mos të merrnin të dy një mbiemër asnjanës? Ja për shembull të martohesh ti me një vajzë e të merrni mbiemrin Berluskoni.

Kelmenti: Po mirë mo kështu kanë dalë gjërat? Aldo: Nëse do zgjidhje një mbiemër të famshëm, çfarë mbiemri do merrje? Kelmenti: Mbiemrin e gruas. Aldo: Si e ka mbiemrin gruaja?

Kelmenti: Kur ta marr, jo se nuk e kam, unë i fejuar jam, po e kam, po nuk e kam marrë se është në punë. Aldo: Pavarësisht se është në punë, ka mbiemër ajo?

Kelmenti: Ka po tani nuk më kujtohet, se mbaj mend. Aldo: S’ka gjë kur të të kujtohet emri i gruas na bëj zile mirë? Kelmenti: Mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *