Ky është momenti kur një tifoze shqiptare në stadiumin 974 shoqërohet jashtë nga ruajtësit e rendit.
Gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër ku nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes shqiptarëve dhe serbëve, vajza që shikoni në video nuk bën pas dhe provokon sërish serbët gjatë daljes, shikojeni;
Ka mbaruar para pak çastesh sfida Serbi-Zvicër me rezultatin 2-3 për helvetët.
Ashtu siç pritej ndeshja u shoqërua plot me emocione dhe tensione mes lojtarëve të dy skuadrave.
Por përveç kësaj edhe në tribunat e tifozëve pati tensione. Në tifoze e cila besohet të jetë shqiptare është nxjerrë nga stadiumi pasi bëri shqiponjën me duar. Tifozja u nxorr nga stadiumi nga rojet e sigurimit.
Ndërkohë vlen të thuhet se shqiptarët që kishin shkuar në stadium për të mbështetur Zvicrën dhe lojtarët shqiptarë nuk u lejuan të futen me flamuj dhe simbole kuqezi.