Sapo hyme në dhjetor, shenjat e horoskopit që pritet të mbyllin vitin në mënyrë perfekte

Demi: Keni vërtet shumë ide, por në punë ka ardhur koha të kaloni nga fjalët në vepra. Epo edhe dashuria ka të njëjtin parim, duhet të shfrytëzoni mundësitë!

Ndaj të lindurit në shenjën Demi do të duhet të ndjekin zgjuarsinë e tyre gjatë punës në dhjetor. Është koha ideale për të përfunduar një transaksion ose një investim, ju mund të ndiqni lirisht ndiqni instinktet tuaja.

Vendosni themelet për qëllimet tuaja të ardhshme në karrierë, ato do të lulëzojnë në 2023. Gjithashtu, mos lejoni që mundësitë e reja në dashuri t’ju trembin. Nuk ka më kohë për të hezituar, jeni gati të hapeni dhe të ndani ndjenjat tuaja.

Binjakët:

Për sa i përket zemrës, po jetoni në një periudhë konfuze dhe të mjegullt, po hasni edhe shumë situata paralele: fjala kyçe në këtë situatë është të qenit të qartë dhe të prerë. Jepini fund shumë angazhimeve dhe kërkoni qetësi. Nga ana tjetër duhet të bëni takime të reja, sepse njerëz të veçantë ju presin. Tani edhe ju do të arrini t’i kapërceni problemet dhe fundi i muajit do të jetë i mrekullueshëm!

Të lindurit tek Binjakët do të mund ta shfrytëzojnë dhjetorin për të bërë një fillim të fortë të vitit 2023. Është koha për të përgatitur ngjitjen në karrierë: me vendimet e duhura, mund të përparoni me besim në nivelin tjetër.

Gaforrja:

Një muaj hera-herës me dyshime dhe dilema i pret të lindurit në shenjën e Gaforres. E për më tepër mund të hasin disa kokëçarje edhe në punë. Sepse shumë kontraste mund të krijojnë paqëndrueshmëri në vendin e punës. Megjithatë, në fund të muajit do të keni më shumë qetësi.

Jo fort mirë situata dhe në dashuri, krizat në çift rrezikojnë të arrijnë pikën e thyerjes, shumë planetë janë në mospërputhje me shenjën tuaj. Ka kaq shumë nervozizëm, gjë që ndikon shumë tek ju, sepse do t’ju ndezë dëshirën që të debatoni gjithnjë e më shpesh. Lind pyetja, sa vlen kjo? Ndonjëherë zgjidhja tjetër është e mirë: Të mënjanohesh dhe të gjesh pak kohë për veten.

Nga ana tjetër, kujdes me sferën ekonomike sepse diçka mund të dalë jashtë kontrollit!

Luani

Afërdita nuk është në anën tuaj, ndaj dashuria duket sikur ka një ngecje. Duhet të jeni të kujdesshëm sepse rrezikoni të kapeni nga rutina e padëshiruar: keni nevojë për dikë që t’i kthejë përmbys gjërat tuaja në këtë aspekt. Është koha për të bërë autokritikë dhe për të marrë një vendim serioz.

Në punë, për të lindurit e Luanit, më në fund shfaqet dritë në fund të tunelit këtë muaj të fundit të 2022. Pak fat në sferën ekonomike dhe disa lajme në punë, çojnë në disa përmirësime që do të vazhdojnë edhe në vitin 2023.

Virgjëresha

Ka shumë pasiguri në të ardhmen e të lindurve nën shenjën e Virgjëreshës. Kaq shumë dilema ju mundojnë, shpesh duke ju shtyrë të ndryshoni mendje. Kini kujdes të mos nxitoni të arrini në përfundime dhe të dilni me vendime. Do të jetë ndryshe pas dy javëve të para.

Më e mira do të vijë në gjysmën e dytë të dhjetorit: në punë gjërat shkojnë mirë, madje edhe sfera sentimentale. Me pak fjalë, nuk mund të kërkoni më mirë!

Nga ana tjetër, mbani afër të dashurit tuaj dhe anëtarët e familjes, ushqeni marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Nuk ka nevojë për festa të mëdha, thjesht kaloni këto ditë nëintimitet dhe sa më pranë tyre.

Peshorja:

Duhet të gjeni sërish veten në tiparin e butësisë, merruni me gjysmën tjetër duke i marrë gjërat më lehtë dhe në të njëjtën kohë, ia vlen të shpërqendroni paksa veten. Disa ditë të këtij dhjetori 2022 do të jenë më të mira, por do të keni kaq shumë përgjegjësi në punë!

Ndaj të lindurit në Peshore do të duhet të jenë të aftë në gjetjen e ekuilibrit të duhur mes jetës private dhe asaj të punës. Disa mosmarrëveshje dhe grindje me miqtë dhe të afërmit ju bëjnë të jeni të tensionuar. Shmangni prishjen e performancës tuaj në punë me nervozizëm. Kaq shumë mosmarrëveshje edhe me partnerin/en, është koha për të sqaruar disa situata ekonomike dhe për të hedhur të gjitha kartat në tavolinë.

Akrepi:

Muaji dhjetor nga pikëpamja sentimentale do të nisë me diskutime. Kështu që më mirë ruani qetësinë.

Disa “dhimbje koke” në sferën ekonomike u prishin pushimet të lindurve nën Akrep. Shmangni veprimet që janë shumë të rrezikshme, merrni pak kohë për të vlerësuar gjithçka në mënyrë të qartë, por shpejt.

Situata e luhatshme që dallohet në punë, duket e tillë edhe në dashuri. Ju vloni nga padurimi dhe kjo mund t’ju bëjë shumë agresivë. Merrni frymë thellë dhe kërkoni thelbin e qetësisë suaj. Tani nuk është koha për të humbur shumë energji.

Shigjetari

Mos debatoni më me gjysmën tjetër, e nga ana tjetër mbani një sy në sferën ekonomike. Epo, megjithatë, për ata që punojnë dhe kanë një aktivitet të vetin gjërat do të shkëlqejnë.

Është koha për të bërë zgjedhje për të lindurit në Shigjetar. Nuk keni kohë apo energji për t’u ndarë në disa fronte, kushtojini aftësitë tuaja projekteve më të realizueshme, intriguese dhe fitimprurëse. Mund t’ju duhet të shtrëngoni rripin në vitin 2023, disa kursime më shumë mund të jenë të dobishme.

Bricjapi

Muaji nis me disa dyshime, ndaj është më mirë ta bëni gjithçka me qetësi. Hëna, në çdo rast, është në anën tuaj!

Pas një viti me ulje-ngritje, të lindurit në Bricjap përgatiten për një periudhë reflektimi dhe vetëkritike. Disa vendime rezultuan të nxituara, është koha të ndaleni dhe të vlerësoni më mirë nevojat tuaja në funksion të vitit të ri. Lajme të mira për çështjet e zemrës, energjia e Uranit dhe e Diellit favorizojnë lulëzimin e dashurive të reja dhe rindezjen e flakëve të fjetura.

Ujori:

Ndryshimet janë të mira, nga pikëpamja e punës. Bashkëpunimet e reja favorizohen: Hëna do të jetë në anën tuaj në fund të muajit! Qielli u buzëqesh të lindurve në Ujor në muajin dhjetor. Shumë fat dhe mundësi për ata që janë vetëm, ju ndiheni plot ide dhe iniciativa.

Është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të rindezur një dashuri të humbur. Përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve për të rizbuluar atë bashkëpunim që ju ka munguar prej kohësh. Por kujdes nga “kapjet” melankolike, jo çdo gjë shkon gjithmonë në mënyrën e duhur.

Peshqit

Tym i zi në punë për të lindurit e Peshqve. Dhjetori do të jetë një muaj luhatjesh dhe pengesa të ndryshme do t’ju japin kokëçarje. Idetë janë të duhurat, por nuk është koha më e mirë për t’i vënë në praktikë. Prisni deri në fund të muajit.

Dikush në një marrëdhënie të rëndësishme mund të fillojë të marrë në konsideratë hapin tjetër. Shmangni të menduarit për punën gjatë pushimeve, shijojini ato në maksimum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *