E tradhtonte burri, gruaja sho kon Aldon dhe tregon cfare bëri në moshën 60-vjeçare: Ajo ishte e martuar, i shoqi i saj më tha

Dashuria, një telefonuese që jeton në Greqi, në diskutimin e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau historinë e saj me bashkëshortin. Qytetarja kishte zbuluar se burri e tradhtonte rregullisht, ndaj dhe vendosi që në moshën 60-vjeçare të divorcohej.

Dashuri: Ishim bashkë në Greqi. Më tr dhtonte me rumanet.

Dashuri: U kthye në Shqipëri, me shqiptare, kështu që e kanë në gjak disa njerëz atë ves.

Aldo: Dëgjo, bëhet fjalë për tr dhti apo braktisi familjen?

Dashuri: Për tr dhti. Pastaj bëra ndarjen. Në moshën 60 vjeç kam bërë ndarjen.

Aldo: Po pse tr dhtonte ai, si është puna?

Dashuri: Atë po them dhe unë, e ka në gjak. Nuk është se më tr dhtonte me disa gra që janë më të mira se mua, tr dhtonte me disa gra që nuk di si ta shpjegoj, janë të kategorisë më të ulët.

Aldo: Po si, ça kategorie, s’e kuptoj këtë, çfarë domethënë kategori e ulët?

Dashuri: Kategoria është kjo për shembull, kanë marrë “ke burrë?”, kam. Në ato raste futen këta lloj njerëzish dhe bredhin, bëjnë qejfin e tyre.

Megi Latifi: Mos ka rënë në dashuri me ndonjërën prej tyre?

Dashuri: Jo, nuk ka rënë në dashuri se ai nuk është se më ndau mua dhe u dashurua me tjetër. Ai e bënte për karrierë.

Dashuri: Po, me rumunet, të bësh qejfin, të paguash. Kur e ke në shtëpi dhe s’e paguan, e bën tjetri që paguan, është karrierë.

Dashuria tregon se e kapi burrin teksa ndodheshin në Shqipëri, në Kuçovë sepse darkave në celularin e tij shfaqej gjithmonë i njëjti numër. Ai nisi të bëhej edhe i dhunshëm ndaj së shoqes, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në Greqi.

Dashuri: E merrte atë femrën në shtëpi, e gjeta dhe vajta e kapa atë. Më tha mua “e kemi shok”, edhe i shoqi asaj, edhe ajo vetë.

Aldo: Një sekondë, edhe ajo e martuar ishte mi?

Dashuri: Po, e martuar, prandaj thashë që bënte karrierë. E martuar me fëmijë.

Dashuria thotë se nuk ka asnjë shans rikthimi me ish-burrin e saj, shtuar këtu edhe faktin që ai nuk është interesuar asnjëherë për djalin e tyre të vetëm të sëmurë. Ndërkohë, historia vazhdon edhe me reagimin e habitshëm që qytetarja mori nga bashkëshorti i gruas me të cilën e tradhonte.

Dashuri: I thashë burrit të saj, ishin të dy bashkë. I thashë më fal të bëj një pyetje? Të shikoj që pi gjithnjë birrë me burrin tim, por ta dish se ai bredh me gruan tënde. “Jo, jo” më tha mua ai, “e kemi shok”. Edhe ai, edhe ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *