Vjehrri i Arber Hajdarit blen ABC News, ja gazetari i besuar i Edi Rames qe do e drejtoje

Këto ditë është përfunduar edhe zyrtarisht dorëzimi i një media të rëndësishme në Shqipëri në duart e oligarkëve të njohur, vëllezërit Devolli nga Kosova. Të cilët para pak kohësh e pritën Edi Ramën në Kosovë me tam-tame, për të treguar karshillëk ndaj Albin Kurtit.

Për të cilin çfarë nuk bënë për t’ju afruar, shkarkuan Batonin, tentuan ta joshnin kryeministrin e Kosovës, duke ju ngjitur politikanëve nga Vetëvendosja, por Albini nuk ua vari.

Kështu vendosën që të vijnë në Tiranë, tek Edi Rama që u ka hapur portën dykanatash.
E siç Babloku e ka zakon, e ka nisur me zgjedhjet; i duhet një media e rëndësishme që të pl asojë propagandën për zgjedhjet vendore, duke i kërkuar ‘devollëve’ që të marrin një media në Tiranë. Kështu ata blenë AbcNews, dhe siç ndodh gjithmonë në këto raste, një televizion i Ramës ka edhe një gazetar të Ramës.

Gazetari Kodian Tomorri shkruante para pak ditësh se “Shumë interesante shitja e ABC News për 2.7 milionë euro. Blerësi është një kompani e quajtur Media Holding që zotërohet 100 për qind nga Esat Bojku. Ky është djali i Ismet Bojkut, drejtorit të përgjithshem të Devolli Coorporation”.

Pra, origarkët e njohur të Kosovës, nuk do të futen në Shqipëri në mënyrë direkte, por përmes njerëzve të afërt, siç ndodh rëndom në këto raste.

Ndërkaq, në ABC News ka nisur një atmosferë tensioni e pasigurie, pasi gazetarët e operatorët nuk dinë çdo të ndodhë, sidomos pas përfoljes se Sokol Balla do të ketë “carta bianca”, jo vetëm për emisionin kryesor politik të televizionit, por edhe në departamentin e informacionit.
Kjo lëvizje pritet të shkaktojë trazira të mëdha në mjedisin mediatik, e ka shumë gjasa që është përgatitur prej kohësh. Edhe gjobitja e Irfanit, me të cilin si Rama si Taulanti i tij rrinin gjithë kohën, ishte pjesë e një strategjie për të larguar “botuesit e besdisshëm”.

Devolli është një nga sipërmarrësit e mëdhenj, që vepron në shkallë të gjërë nga bujqësia e deri tek ushqimi i përditshëm, kafeja, industria e lehtë dhe tekstile.

Ai njihet në Kosovë për arrogancën që tregoi me gazetarët kritikë të tij, kur duke shkelur çdo rregull e ligj, publikoi postera gjigande me fyerje për Berat Buzhalën e Margarita Kadriun. Për këtë skandal të madh nuk i hyri një gjemb në këmbë. Ka përprahur fort Hashim Thaçin, e për interes të tij mbështeti operacionin e përçarjes së lëvizjes Vetëvendosje, ku një pjesë e saj me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin më pas u larguan nga lëvizja.

Mësohet se ardhja e devollëve këtu, ka shkaktuar jo pak xhelozira, ndër ta edhe tek Batoni i Ramës, i cili duket e ka humbur mbiemrin e po afrohet pak nga pak tek njerëzit që e urrejnë Bablokun. Madje del shpesh në televizionin e familjes Berisha, edhe pse ata e kanë quajtur Stanishiqi. Performanca e njohur bajate e politikanëve shqiptarë dhe shërbëtorëve të tyre, që lëpinë atë që pështyjnë. Nuk ka asnjë parim, apo koherencë normale mendimi e logjike.

Po çfarë lajmi është ardhja e devolëve në tregun mediatik të Tiranës? Natyrisht duhet parë, por bathët nuk se duken mirë… Babloku duket se nuk ka besim tek aktorët aktualë, ngaqë i ka shtrydhur si shumë, e me këta zingjinët i zgjidh punët pa probleme se nuk kanë shumë borxhe e nuk janë në panik për likuiditet.

Por ka zëra që thonë se devollët po vijnë këndej e duan të shkëputen nga frika e një hetimi që mund të nisë në Kosovë. Ose të paktën kështu është hapur fjala, sidomos edhe nga tartakuti që kanë marrë prej Albin Kurtit. Për të cilën hodhën miliona dhe jo vetëm nuk e rrëzuan dot, por e bënë kryeministrin më të përkrahur e me kundërshtarët në b rg. Ndaj thonë se po vijnë këtu në një lloj azili, ngaqë ky i gjati i ka qejf shumë zengjinët…/Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *