Iu ngeli ne dere! Ajo se çfarë ka ndodhur tek ‘Shihemi në gjyq, s’kishte ndodhur në 7 vite transmetim

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka ndodhur diçka e pazakonte që nuk kishte ndodhur më parë. “Si asnjëherë tjetër në këto 7 vite të programit “Shihemi në Gjyq”,

nuk ka ndodhur që të kemi 3 javë rresht duke u marrë me të njëjtët personazhe dhe me të njëjtën temë, por ashtu siç thotë Zonja Eni që dera jonë është e hapur për këdo që do të vijë dhe të ballafaqohet, “telenovela” vazhdon”, tha Gjebrea.

Personazhi kryesor i kësaj histore Qemal Bushi tha me shaka se tashmë mund të kërkojë punë pranë “E Diela Shqiptare”.

Personazhi kryesor i kësaj histore Qemal Bushi tha me shaka se tashmë mund të kërkojë punë pranë “E Diela Shqiptare”.

“Është Anila, bashkëshortja e Qemalit. Dhe javën e kaluar, të telefon folëm me vëllain e zotit Qemal, me zotin Afrim, i cili dëshironte të vinte dhe të sqaronte se si qëndronte puna, duke shpresuar se sot do t’i japim fund një herë e përgjithmonë kësaj historie”, tregoi Gjebrea.

“Sikundër Arditi e tha është java e tretë e familjes Bushi, e pazakontë, e jashtëzakonshme, por nga ana tjetër edhe me një domethënie shumë të madhe Ardit. Pas 7 vitesh, ndërmjetësimi po bëhet pjesë e familjeve shqiptare. Faleminderit edhe një herë të gjithë shqiptarëve për mirëkuptimin, mbështetjen dhe një mirënjohje të madhe nga ana ime.

Pas tre javësh sollëm vëllezërit, ata me të cilët në fakt duhej të fillonte kjo seancë ndërmjetësimi. Por u desh kohë që edhe ju të bindeshit. Uroj shumë qe kjo seancë të ndihmojë në sqarimin përfundimtar dhe në zgjidhjen pse jo të kësaj çështjeje”, tha zonja Eni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *