U rikthye nga Amerika! Elvis Pupa nuk duron: Tregon ska ndalin e politikes me Dua Lipen

Elvis Pupa është një emër që nuk dëgjohet prej vitesh në ekranet shqiptare, po padyshim rolet e tij si aktor e kanë bërë që të jetë i paharruar.

Prej më shumë se 10 vitesh aktori dhe bashkëshortje tij jetojnë në Amerikë.

Sot në ditën e pavarësisë duket se Pupa ka mjaft rezerva për vendin e tij, më qartë për qeverisjen e këtij vendi, shkruan Albeu.com.

Aktori ka shpërndarë në Instagramin e tij një foto të Ramës i cili ka uruar Pavarësinë krah Dua Lipës duke shkruar:

“Kur ti dhe familja jote është duke sakrifikuar për rrugën drejt suksesit, askush s’do t’ja di për ty. Sapo e arrin atë, të gjithë të sulen të të shqyejnë nga një copë dhe duan të identifikohen me ty”.

Ndërkohë në një postim të pak orëve më parë Elvis Pupa shkruan se nuk mund ta qauj një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në fudtë. Ai ka bërë një urim ndryshe.

“Ta quash një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në luftë është interes hileqar i politikës për ta shitur si meritë të saj. Fatkeqsisht në ditët e sotme kombet e vogla, gjithmonë do jenë të varur në shumë pikëpamje nga kombe më të fuqishme si dhe nga politikanët tanë të rëndomtë me aftësi të kufizuara. Ndaj sot po uroj ndryshe: Gëzuar çdo ditë egzistencën mijra vjeçare vendi i lindjes, përvojave dhe i kujtimeve tona”, përfundon Elvis Pupa./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *