“Jam betuar, nuk vd es pa e bërë”, Pirro Çako tregon amanetin e fundit që i ka lënë i ati

Pirro Çako ditën e djeshme ka qenë i ftuar tek emisioni i Rudina Magjistarit i cili ka folur rreth karrierës së tij dhe rikthimit si kantautor pas 7 vitesh.

Gjithashtu ai përloti publikun me fjalët që prehu për të atin e ndjerë Gaqo Çakon. Pirro tregoi se babai dhe familja e tij ishin shtysa kryesore për rikthimin në muzikë.

“Ishte familja ime që insistonte, mamaja më lutej ‘pse nuk kthehesh’. Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë:

‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdi-n, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare, ishte gjeni në atë moshë. Më tha: Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë”, u shpreh kantautori.

Rudina i kishte përgatitur edhe një insert ku Pirro këndonte me të atin. Kantautori i përlotur u shpreh se këtë amanet të të atit do e realizojë dhe nuk do heqe kurrë dorë nga muzika.

“Kjo frazë më kthehet çdo ditë kur eci rrugëve, kur s’kam dëshirë të punoj. Kam bërë betimin që do t’ia realizoj atë dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë, por gjithmonë me moderacion”.

I madhi Gaqo Çako një nga ikonat e muzikës shqiptare u nda nga jeta në gusht të vitit 2018. Por diçka është e sigurt trashëgimia e pasur muzikore që ka lënë pas nuk do zhduket kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *