Historia e dhim bshme e Bukuries: “Më tha do shkoj në Itali, aty kuptova qe gruas se pare i kishte”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, zonja Bukurie, nënë e një vajze 2- vjeçare, tregoi në studio historinë e saj aspak të thjeshtë.

Ajo pas prishjes së fejesës së parë pranoi të martohej me një burrë, i cili ishte i ndarë dhe kishte dy vajza që jetonin me të, pasi ish-bashklëshortja nuk i mbante.

Bukurie tregon se bashkeshorti i kishte premtuar një jetë si një “princeshë”, por gjërat nuk shkuan ashtu. Dy javë pas fejesës, ai i thotë që do largohet për në Itali, që të merrej me dr gë për të bërë shtëpinë.

Por më pas, ajo merr vesh se ai kishte ikur me ish-gruan dhe dy fëmijët.

Bukurie: Zonja Eni meqë isha e fejuar para Ismailit…

Eni Çobani: Pra ke qenë e fejuar njëherë?

Bukurie: Po dhe unë pranova një burrë me dy vajza.

Eni Çobani: Edhe Ismaili ka qenë i martuar me dy vajza?

Bukurie: Po dhe Ismaili kishte dy vajza dhe i kishte ai.

Eni Çobani: Nuk i kishte ish-bashkëshortja?

Bukurie: Jo i mbante Ismaili, se nuk ja mori ish-bashkëshortja, ishte në gjyq. Më tha unë kam dy fëmijë.

Eni Çobani: Pra ti e ke ditur që Ismaili ka dy fëmijë, pra ai nuk ka gënjyer?

Bukurie: Po! Zonja Eni ai më gënjeu dhe më mashtroi.

Eni Çobani: Për çfarë të gënjeu tani?

Bukurie: Më tha do të jetosh si princeshë, do kemi fëmijë bashkë. Shtëpi nuk kam, ishte në themele shtëpia, do punojmë bashkë dhe do ta ndërtojmë. Unë rashë dakord. U fejuam, pas dy javesh ai iku në Itali dhe më tha që do merrem me dr gë. Do shkoj në Itali të merrem me dr gë dhe të bënim shtëpinë.

Eni Çobani: Ti e pranove këtë? Që ai të merrej me dr gë dhe të bënit shtëpinë?

Bukurie: Po e pranova se s’kisha çfarë bëja. Më tha ta prisja për një vit, nëse nuk kthehej për një vit do ishte futur në burg, nëse jo do vijë dhe do bashkoheshim.

Eni Çobani: I dinte familja këto? I dinte Xhevrija?

Bukurie: Jo tani po e merr vesh Xhevrija!

Xhevrije: Pse nuk na tregoje ne?

Bukurie: Mama prit të lutem ta mbaroj deri në fund. Zonja Eni, ai kishte prerë biletën me ish-gruan e parë të ikte në Itali, të bashkohej me familjen e parë, me gruan dhe me dy fëmijët. I kishte dalë një problem në Durrës, policia nuk e di për çfarë dhe e kishte kthyer mbrapsht. Ai kishte ndenjur 1 javë tek ish-gruaja e parë, unë e fejuar.

Eni Çobani: Ju e dinit që ai po ikte me gruan e parë?

Bukurie: Jo më tha do iki të merem me dr gë në Itali! Ai kishte prerë biletën të bashkohej me gruan e parë dhe dy fëmijët. Unë nuk dija asgjë. E kishte kthyer policia mbrapsht, kishte ikur tek shtëpia e ish-vjehrrit një javë. Unë e dija se ishte në Itali, ai jetonte me ish-gruan.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi?

Bukurie: Mbas një jave u kthye tek shtëpia e vet, erdhi një natë dhe iku për në Greqi dhe më tha hajde të ikim në Greqi, të punojmë dhe të bëjmë shtëpinë.

Eni Çobani: Ju celebrimin, martesën ligjore kur e keni bërë?

Bukurie: Ne nuk kemi celebrim, se ishte në gjyq me atë të parën. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *