Gruaja e pare i mori shtepine! Doktorit te Fiksit i vjen fati, gjen nuse tjeter por tani ka…(video)

Mbylli një kapitull për të hapur një të ri. Ky vit për Gent Pjetrin i njohur si “Doktori” ka qenë një vit me fat jo vetëm në anën profesionale, me rikthimin e tij në televizion, por dhe çështjet e zemrës.

I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku në Rtv, ai tregoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

“Jam në një lidhje” tha ai.

Nuk kurseu dhe batutat.

“I lirë jam unë, unë jam pellazg jo ilir”.

Intervista e tij pas një mungesë disa vjeçare në ekran, shoqëruar me një rrëfim prekës bëri jo pak bujë mediatike.

Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku në Rtv Ora, ndau me publikun rrëfime personale, përfshirë edhe divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”

I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj.

“Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *