Sinoptikanja Lajda Porja ka folur në lidhje me situatën metereologjike në vend dhe atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Ajo tyha se në ditët në vijim priten reshje shiu reshje shiu në intensitet të ulët apo të mesëm, ndërsa shtoi se në zonat malore do të ketë reshje dënorë si dhe nuk do të mungojnë as temepraturat e ulëta në të gjithë vendin.

“Më e keqja ka kaluar, mbeten edhe 2 apo tre orë reshje. Ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të zonave qendrore

Vijojnë reshje intensive në jug të vendit. Nuk do të ketë probleme me dalje të lumit të Vjosës nga shtrati

Ka rënë 464 mm shi në Shkodër, gjatë gjithë nëntorit nuk bie më shumë se 204 apo 205 mm.

Për rastin e përmbytjeve, kjo sasi reshjesh ka pasur një sasi jo homogjene dhe ka rënë për një periudhë kohore të shkurtër.

Ka një përmirësim të dukshëm nesër pasdite, të enjten dhe të premten do marrim frymë. Dielli do të dalë shumë pak të premten por në fundjavë rikthehen shirat.

Pas ditës së nesërme do të kemi reshje me intensitet të ulët, por problem do të jenë temperaturat, si shkak i një masë të ftohtë që po zbret në Ballkan nga Poli i Veriut, do ketë reshje dëbore në zonat malore me temperatura në minus 2 apo 3.

Temperaturat do të jenë të ulëta për nëntorin, nuk do të ketë bllokime të rrugëve nga dëbora se do të jetë në nivele të pakta. Në fundjavë dhe në javën e ardhshme reshjet në zonat malore do të jenë dëborë. Reshjet që pritet deri në fund të nëntorit do të jenë me intensitet të ulëta ose mesatare por jo të niveleve si të këtyre ditëve.

Fenomene ekstreme të kësaj natyre kanë ardhur edhe nga temperaturat e larta gjatë nisjes së nëntorit”, tha ajo.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *