Prej kohesh larg TV! Rikthehet bujshem Linda Rama, Kryeministri i ben ‘Nderin’

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit i është futur botës së rrjeteve sociale. Ajo ka hapur një kanal në YouTube, ku do flasë për jetën e saj. Po ashtu ka ndërtuar dhe një blog të vetin.

“Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj të gjithë ata që janë të interesuar të dinë të klikojnë.

Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua. Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e punës? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në http://linda.al“, shkruan Linda Rama.

Në videon që Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale, ajo flet më pas për veten.

“Nuk jam aktive në rrjetet sociale. Jam shfaqur në ekran rrallë kur arsyeja më është dukur e fortë. Më pyesin se me çfarë merrem. Profesionistët janë kështu.

Janë larg publikut por kqyrës të interesave të përbashkëta. E ushqejnë dhe e konsumojnë pa bujë pasionin për profesionin. Kështu ka qenë gjithmonë, por në kohët e sotme protagonistët ngjajnë të vetmit.

Linda.al nuk është një akt pendese për mosqënien në rrjetet sociale. Por hapja e një porte në jetën time profesionale. Linda.al është nga sot për të hapur për të pritur vizitorët, studiuesit për të gjithë kureshtarët. Më vjen për të qeshur kur i kujtoj betejat e mia për të mos pranuar asnjë imponim pa argument“, shprehet ajo.

Ram e ka shpërndarë në Twitter videon e saj dhe shprehet: “Krenar për ty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *