Ish-ministri i brendshëm italian Roberto Maroni ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Maroni prej
disa kohësh po l ftonte me një tumor në tru. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës në shtëpinë e tij.
Maroni përveçse ishte pjesë e qeverive të ndryshme të udhëhequra nga Silvio Berlusconi, ai ka qenë edhe sekretar i Lidhjes dhe guvernator i Lombardisë.
Jeta
I lindur në Varese më 15 mars 1955, Maroni ia kushtoi gjithë jetën e tij politikës. Sekretar
federal i Carroccio nga 2012 deri në 2013, ai ishte ministër i Brendshëm në qeveritë Berlusconi I dhe Berlusconi IV, duke u bërë politikani i parë jashtë Kristian Demokratëve që mbante zyra në
historinë republikane, ministër i punës dhe politikave sociale në qeveritë Berlusconi II dhe Berlusconi III. Ai gjithashtu mbajti rolin e presidentit të Rajonit të Lombardisë nga 2013 deri në 2018, duke pasuar Formigonin.