E fundit! Stuhia “shku nd” Vlorën, dallgë deri në 3.5 metra, lajmerohet me urgj ence qe do te

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pak minuta më parë se anijet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk duhet të dalin në det, për shkak të motit të përkeqësuar me dallgë që do të arrijnë deri në 3.5 metra lartësi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 19-20-21-22 nëntor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 Nëntor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Është e ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit

që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit

dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22 nentor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *