Rei Bezhani është një ndër artistët e rinj, që konkuron në Festivalin Kënga Magjike. I ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për këngën e tij dhe për të gjithë festivalin.

Rei u shpreh se fituesja e këtij edicioni sipas tij është Irma Libohova.

“Unë me zemër dhe me shpirt, edhe për shkak të lidhjes shpirtërore që kam, edhe për shkak të marrëdhënies gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak të dorës që më ka dhënë, gjithmonë dal garant që do të ishte fituesja ime e zemrës dhe morale, Irma Libohova.

Më ka dhënë një mbështetje gjatë këtyre viteve të paparë dhe patjetër ka edhe këngën shumë të bukur, me një mesazh shumë domethënës. Edhe kjo tjetra, që në moshën e Irmës, që ne të gjithë shohim atë Irmën super energjike, po Irma ka një moshë te e cila jo çdo këngëtar mund të këndojë, jo çdo këngëtar mund të dali në skenë, të përformojë në ato nivele”, tha ai.

Më tej, sa i përket klikimeve që janë diskutuar shumë gjatë këtij edicioni, Bezhani theksoi se nuk ka blerë si disa të tjerë.

“U përmenda pa të drejtë, nuk e thanë tamam, tamam që kisha blerë klikime. Ishte diçka e tillë, thuhej: ‘Boom i madh në blerjen e klikimeve, cilët janë këta artistë që po blejnë klikime këtë vit”. Edhe poshtë ishin 5 këngët në atë moment që po flisnim me më së shumti klikime në Këngën Magjike dhe një ndër ato 5 këngë isha dhe unë. Tani unë u revoltova kur e pash atë postim.

Unë e kam thënë publikisht dhe po e them këngës sime i kam bërë marketing. Edhe nuk ka një këngëtar në Shqipëri, që mos t’i bëjë këngës së vetë marketing. Unë vetë bëra marketing me target shqiptar, bëra ‘share’. Unë s’kam marrë klikime se nuk e kam çuar këngën time të dëgjohej në Bangladesh”, shtoi Rei.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *