Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, ka treguar se për arsye sigurie shtetasve nga 37 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, do t’iu duhet një vizë për të hyrë në Ekuador.

Në një intervistë për mediat vendase, Holguín tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe

Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar ma iozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse ka ose jo një shumëfishim të ba dave në Ekuador, Holguín ngriti si shqetësim bashkëveprimin e b ndave shqiptare me eksponentë nga vende të tjera, si Ekuadori apo Kolumbia dhe Peruja.

Ai tha se ka një ndërgjegjësim dhe rritje bashkëpunimi edhe nga ana e Bashkimit Evropian, lidhur me çështjen e trafikut të drogës në Ekuador.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *