Kujtonin se e ka lindur Tirana, por Rudina Magjistari e ka origjinën nga ky qytet i Shqipërisë

Është një ndër programet që ndiqet më së shumti kjo për shkak së janë të ftuar nga çdo cep i Shqipërisë. Dhe e kemi fjalën për programin e mbasdites ‘Rudina’.

Programi i saj është i larmishëm, por me sa duket dikujt i ka rënë në sy entuziasmi i vecantë i Rudina Magjistarit kur në studio ulet një korcar.

Vetëm tani arritëm të kuptojmë plotësisht përse ndodh kjo. I ftuari i radhës i Rudinës ishte Devis Xherahu, i cili promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke.

Por për moderatoren dhe publikun kishte përgatitur diçka speciale: një kolazh me serenata korcare.

Por ndërsa ishte duke biseduar me Rudinën, Devisi i tha se e kishte hasur dhe në qytetin e tij të lindjes, e ajo ia ktheu:

“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?” , ndërsa dërgoi një përshendetje të vecantë nga ekrani për të gjithë korçarët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *