Nuk ndalet Alketa Vejsiu, pas de shtimit te saj su lmon serish Luana Vjollcen: Femra qe…(foto)

Luana Vjollca ka nisur emisionin e saj prime time, për herë të parë në ekranin e TV KLAN. Por të gjithë e dimë lidhjen e ngushtë të Alekta Vejsiut me këtë televizion dhe duket se ardhja e Luana Vjollcës ka ngritur “antenat e rivalitet” të Alketa Vejsiut.

Ende pa nisur “Zemër Luana” kunjat e Alketës për moderatoren u shprehun hapur. Si filim ajo tha se “është bërë n mi për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.”.

Por në punatën e fundit të Dance Albania, pas transmetimit të emisionit të parë të Luanës, tonet e Alketës kanë qenë më të forta.
“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.

Kaq mjaftoi që deklarata e saj të bëjë xhiron e rrjetit. Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim. “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”,-tha Alketa.

Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.

Por çfarë na bën habi te Alketa Vejsiu?

Moderatorja njihet për solidaritetin mes rivaleve të saj më të mëdha në ekran, nëse mund t’i quajmë të tilla, shkruan Albeu.com.

Ajo nuk ka nguruar të komplimentojë Arbana Osmanin, Lori Hoxhën apo së fundmi edhe Bora Zemanin e cila moderon “Daning With The Stars”.

Inatet e vjetra

Në 2019 Alketa Vejsiu prezantoi festivalin e Këngës në RTSH i cili rezultoi një nga Festivalet më me shumë zhurmë, kritika e përballje mes VIP-ash.

Shumë e s lmuar ishte edhe vetë Alketa de një prej “s lmeve” erdhi nga Marina vjollca në Klanifronia nëpërmjet një skeçi.

“Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi shumë fustane e duke shtuar më vonë se: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.”

Mes gjithë tensioneve që ndodhej, Alketa nuk e priti aspak mirë këtë imitim dhe bëri një kundër-s lm në revistën e saj.

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare!”, shkruhej në postim shoqëruar me foton e motrave Vjollca.

Postimi i plotë i Alketës në 2019:

Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gj ku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!”,- shkruhej në postim.

Luanës së fundmi i ka dal nami si ndërmjetësuese, pasi ka pajtuar Bes Kallakun me Olsi Bylykun, më pas Bes Kallakun me Ermal Mamaqin, po me Alketën si do ja bëjë?/albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *