Monika Kryemadhi, deputetja tashmë e Partisë së Lirisë, ka folur sot për largimin e Grida Dumës.

Sipas saj, Grida ka bërë një zgjedhje të mirë, pasi përveçse b llizohej dhe of ndohej shumë në parlament, ajo nuk mbulonte dot shpenzimet e saj.

Kryemadhi është shprehur se rroga e deputetes është shumë e ulët dhe këto para nuk mund t’i dalin, për të edukuar djalin e saj, për dritat, apo për makinën.

Kryemadhi u shpreh:

Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra.

Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën? Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë

Sipas Kryemadhit, Duma nuk ka pse të rri më në një Parlament ku nuk ta jep fjalën më njeri dhe largimi i saj do ishte humbje vetëm nëse do kalonte në Partinë Socialiste.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *