Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike.

Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament, por në televizion duke drejtuar një emision.

Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel. Ky lajm është

konfirmuar nga Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *