Mos kujtoni se…! Ka 105 vite mbi supe, Fana nga Fieri tregon sekr etin e jetëgjatësisë së saj

AJo është 105 vjeçre, por vazhdon të jetë e shëndetshme. Ajo quhet Fana Naci dhe ka lindur në 9 maj 1914.

105-vjeçarja ka treguar për Report Tv sekretin e jetëgjatësisë së saj. Gjatë jetës Fana ka përdorur një die të ushqimore strikte, nuk pi duhan, as pi alk ol dhe rrallë herë merr ilaçe.

Në një ditë të zakonshme ajo bën punët e shtëpisë, fshin oborrin, merret me mirëmbajtjen e luleve dhe punon me shtiza për të bërë çorape për familjarët.

Ka bërë disa punë të ndryshme në bujqësi por më vonë profesioni i saj ishte rrobaqepësia deri sa doli në pension.

105-vjeçarja shqiptare ka edhe memorie të fortë dhe kujton ardhjen e italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kur ishte Italia, vinin ushtarët këtu, se ushtria ishte afër. Vinin kërkonin vezë. Kishin vajtur tek një fukara ushtarët conin rrobat për t’i larë dhe kërkuar vezë. Keni vezë? “Non ce” (nuk ka) – i tha ajo. Kishte dëgjuar nga djemtë që mësonin gjuhën”, tregon 105-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *