‘Erdha vete, s’dua ti bëhem barrë askujt’, e moshuara shqiptare mes lo tëve tregon se është vendosur në azilin e të moshuarve

Pas vd kjes së bashkëshortit Floresha Sulejmani vendos të hyjë në azil: Erdha me dëshirën time, s’dua ti bëhem barrë askujt.

Kjo është Floresha Sulejmani 64 vjeçe, lindur në Korcë e martuar në Elbasan. Dikur ish- metalurge, por që jeta i ndryshoi shumë pas vd kjes së bashkëshortit. Edhe pse nënë e dy fëmijëve 64 vjecarja javën e shkuar mori vendimin e saj më të vështirë, atë të hyrjes në azil, në një kohë kur opinioni publik ishte i tr nditur pas dh nimit të të moshuarës në Pejë.

Nënë Floresha thotë se vendosi t’i kalojë ditët e pleqerisë në azil për të mos iu bërë barrë fëmijëve dhe të afërmëve edhe pse këta të fundit nuk e miratuan vendimin e saj. E moshuara thotë se pas vd kjes së bashkëshortit e gjeti veten krejt të vetmuar. Me djalin ka kohë që i ka humbur kontaktet, ndërsa vajzën deshi ta kursente pasi e ka krijuar jetën e saj prej vitesh jashtë vendit.

Nënë Floresha tregon se ndarja me të bijën në hyrje të azilit ishte një moment mjaft i vështirë, por thotë se në azil u mirëprit me dashuri dhe përkujdesje nga stafi dhe të moshuarit e tjerë.

“Ashtu i kam pasur kushtet familjare. Për kushte shëndetësore se kam dynjane me mjekime. Më ka vd kur bashkëshorti. Kam fëmijë por e kam lënë rehat. Kam ardhur me dëshirën time. Motra dhe vëllai nuk ishin dakord. Këtu më duken shumë të respektueshëm, shumë të nderuar. Edhe pritja që më kanë bërë, jam shumë shumë e kënaqur deri tani. Me të tërë kam muhabet.

Unë me atë timen u jap një këshillë që të mos shkojnë te njerëzit e tyre por në azil se i ndihmojnë. Fëmijët kanë por varet si i kanë gjërat famijare. Nuk e pashë të arsyeshme të rrija te vajza. Jam e kënaqur me kaq. Nuk kam parë familjarë që ti takojnë. Edhe mua më solli goca. Të dyja u lënduam shpirtërisht. Fëmijë, unë jam nënë. Më shikojnë, më bëjnë respekt”, citon Faxnews.

Me fisnikërinë që e karakterizon e moshuara percjell mesazhin e saj për të gjithë ata njerëz të moshës së tretë të vetmuar që i paragjykojnë azilet,por dhe vetë të rinjtë që nuk kujdesen dot për prindërit e tyre.

Në mbyllje të bisedës me nënë Floreshën e cila vazhdimisht loton, ndan me ne faktin se me vajzën e saj flet cdo ditë në telefon, por shprehet e brengosur se jo të gjithë të moshuarit kanë kontakte me familjarët e tyre. Përgjatë një jave në azil pohon se asnjë nga të moshuarit nuk ka zhvilluar takim me familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *