Pa zari ne kurriz te shqiptareve! Ja pse Grida Duma po i lë vendin e deputetes Ori Nebiajt

Prova se Ori Nebiaj do të marrë mandatin e deputetes në PD pasi Grida Duma do të lërë mandatin është prova më e mirë se si pushtetarët e përdorin popullin për kompromiset e tyre.

Kjo e fundit ka njoftuar konferencë për shtyp sot ku do të njoftojë kalimin nga politika në media. Ndërkohë që kolegia e saj moderatorja Ori Nebiaj pritet të marrë mandatin e Grida Dumës.

Nebiaj u kandidua nën siglën e PD me kryetar Lulzim Bashën por nuk mundi të marrë mandatin e shumë-dëshiruar. Duket se tashmë Nebiaj do të zërë një karrige në Kuvend me opozitën teksa bën rrokadën në Top Channel me Dumën.

Ajo do të zërë vendin e Sokol Ballës për të drejtuar një emision politik në këtë televizion.

Alfred Rushaj po ashtu njoftoi ditën e djeshme lënien e mandatit. Ai pritet të zëvendësohet nga Petrit Doda.

Petrit Doda, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishte i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në qarkun Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *