I cme ndur! Ky ishte dimri më i fortë dhe më vde kjeprurës i shekullit të kaluar në Ballkan

Nuk ishte dimri i vitit 1985 dhe as i vitit 1942. Fjala është për vitin e largët 1929. Ky ishte dimri i shekullit të kaluar në Gadishullin Ballkanik.

Pothuajse e tërë Siberia në atë kohë kishte “zbarkuar” në Ballkan. Siç shihet edhe në foton kryesore gjendja sinoptike duket pothuajse e pamundur të ndodhë por ja që ka ndodhur dhe këtë foto e siguruam nga arkivat e modeleve kompjuterike për parashikim të motit.

Në vitin 1929 vetëm për një natë në Sarajevë ka ra mbi një metër e gjysmë borë, ndërsa në Zagreb rreth një metër. Temperatura minimale në Sarajevë ka shënuar rreth 35.5 nën 0 gradë celsius kurse në Zagreb rreth minus 34.5.

Në Stamboll të Turqisë stuhia e fuqishme dimërore pat zgjatur rreth tri ditë pandërprerë, ku temperatura ishte ulur deri në minus 33 gradë celsius. Në jug të Sicilisë deri në minus 26 gradë celsius kurse në disa rajone të Evropës lindore deri në minus 50 gradë celsius. Kanalet e ujit ishin ngrirë në Venedik ndërsa me borë janë mbuluar edhe Marsejë dhe Nice e Francës.

Në Gadishullin Ballkanik thuhet se këtë dimër patën humbur jetën qindra njerëz nga i ftohti i madh dhe izolimi.

Mali i Zi ishte totalisht i izoluar nga bota por kjo mund të thuhet për tërë Gadishullin Ballkanik. Reshjet e borës në viset malore kishin arritur lartësinë deri në 10 Metra. Deti Adriatik kishte ngrirë në disa kilometra kurse Deti i Zi deri në gjysëm kilometri.

Reshjet e borës në plazhet e Detit Adriatik kishin arritur lartësinë deri në dy metra kurse në viset kontinentale deri në katër metra.

Gjykuar sipas gjendjes sinoptike në fotografi situatë e njëjtë do të duhej të kishte qenë edhe në të gjitha territoret shqiptare por fatkeqësisht nuk arritëm të gjejmë ndonjë të dhënë specifike.

Në fund të themi se natyra ka ditur shpesh të na “ndëshkojë” dhe të lutemi që ky tip i dimrit të mos përsëritet më kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *