Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa duket se e ka lene pas kraheve lidhjen e saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja

pas 18 vitesh. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.

Pas ndarjes, Eneda nuk është më ‘single’. Në media po qarkullojnë disa foto, ku ajo shfaqet në

krahët e një djali. Bëhet fjalë për basketbollistin Gent Lasku, i cili me profesion është basketbollist.

Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku. Nuk dihet sa po bëjnë që njihen së bashku, por dyshimet janë të shumta.

E ftuar pak ditë më parë në televizionin Ora News në emisionin “ThumbOn” ajo u pyet shumë nga dy moderatoret e njohura Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu për jetën e saj private.Tashmë është e njohur se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me ish-bashkëshortin e saj me të cilin kanë edhe një vajzë, Aria.

Mirëpo në intervistë ajo tregoi se edhe pas disa vitesh të ndarë ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet dhe të kenë raporte të mira me babain e vajzës.“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tha Eneda.

Ndërsa e pyetur për një lidhje të re në jetën e saj, ajo u shpreh se për momentin nuk i duhet asnjë në jetën e saj.“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”-

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *