Prinderit mua me…! Shet misra me ble rrobat e dimrit, historia pre kese e 10-vjeçarit nga Burreli

Kushdo që kalon në aksin Burrel-Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë këtë fëmijë 10-vjeçar në vendin e quajtur ‘Ura e K ricës’.

Ai është Olgerti i m tur, që mundohet të sigurojë të ardhura për familjen e tij e mbi të gjitha për veten pasi të hënën që vjen duhet të shkojë në shkollë.

Puna është nder, ndërsa ai buzëqeshur e dëshmon këtë.

Olgerti thotë se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës, për të mos folur për lodhjen që e sfilit shtatin e tij të parritur ende.

I veshur me këpucë të grisura dhe me një pamje të pafajshme, Oligerti shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sillte pak para në xhepin e tij

‘Duhet me shit misra me bë lekë, se duhet me ble rrobat e dimrit. Mami dhe babi janë pa punë dal nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës’, shprehet ai.

Shembulli i Olgertit është një motivim për ata që në moshë madhore që duhet të l ftojnë për një punë, por do të ishim më të qetë si shoqëri nëse ai do të bënte jetën e një fëmije dhe jeta e tij të ishte vetëm jeta e një personazhi librash.

Kjo është fëmijëria e shumë fëmijëve të familjeve të varfra shqiptare. /FaxWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *