Policia shqiptare ne h all! Cunat gjejne zgjidhje per radaret, ja grupi ne Telegram ku as policia spo e nda lon dot

”Forca Tirona”, një grupim me më shumë se 8 mijë anëtarë në aplikacionin ‘Telegram’ është duke marrë çdo ditë dhe më shumë zë, ku drejtues automjeti të ndryshëm suportojnë dhe lajmërojnë njëri-tjetrin për patrullat e policisë, radarët apo efektivë policie që mund të dalin në rrugët e kryeqytetit.

Së fundmi lidhur me këtë temë ka reaguar eksperi i Ervin Karamuço me një status në llogarinë e tij në “Facebook”.

Sipas Karamuços ka kohë që diskutohet në rradhët e prokurorëve dhe oficerëve të policisë nëse ky grupim i ri përmban ndonjë shk lje ligjore në vetvete dhe veprimtarinë që është duke kryer aktualisht.

Edhe pse argumentet janë të shumta aktualisht nuk ka asnjë shkelje ligjore që mund ta p nalizojë këtë grupim.

Ajo që bënë përshtypje është indicja e autoriteteve. Teksa ligji detyron policët të paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për shmangien e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe akset e monitoruara nga radarët, një veprim që kryehet aktualisht dhe nga ana e këtij grupi, pse duhet të ndërrmeren lëvizje ligjore në radhët e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për “Forca Tirona”?

Ndërkohë që gjoba nuk është qëllim në vetvete por shtysë për të respektuar rregullat. Duket sikur prokurorët dhe oficerët policor shqetësohen më shumë për rënien e të ardhurave nga gj bat e jo drejt nxitjes së drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Postim i plotë:

Ka kohë që diskutohet në rradhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave.

Argumentet janë të ndryshme, por përfundimi është se nuk ka asnjë shkelje që ti penalizojë. Përdoruesit e rrugës janë shpesh solidar me njëri tjetrin. Ata shkëmbehen duke sinjalizuar me drita për të lajmëruar praninë e policisë në rrugë. Nga ana tjetër ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar. Meraku i vetëm është që grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, përtej zonave ku ka monitorim policor. Një gjobë edhe mund ta shmangësh, por aksidentin jo…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *