Ka nisur një fundjavë ku ndodhemi po sjell normalizimin e motit për muajin që ndodhemi. Një fundjavë me shira intensiv, me reveshe, erë të fortë dhe temperatura të ulëta krejt ndryshe nga ç’kemi përjetuar gjatë javës dhe muajit që lamë pas.

Dita e sotme, pra e shtuna do të jetë në mbizotërimin e rebesheve të shiut në të gjithë territorin. Vranësirat janë të fokusuara në dy skaje të shqipërisë. Një vraniësirë e dendur që do të sjellë shira me intensitet të lartë që do të sjellë

Në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës ku do të ketë herë pas here reshje me intensitet të lartë duke sjell edhe probleme me përmbytjet në shumë zona.

Përsa i përket reshjeve, fatmirsisht kemi reshje në veri të vendit ku do të ketë edhe një ndryshim të situatës hidrike.
Përsa i përket temperaturave, këtë fundjavë zbresim në temperatura të ulëta krahasuar me javën që lam pas, bën me dije meteorolgoia Lajda Porja.

Termometri nuk do të ngjitet më shumë se 19 gradë. Dita e diel do të sjellë përmirësim të situatës përsa i përket reshjeve, por do të ndihet një ditë akoma më e ftohet kjo për shkak të lagështirës.

Mëngjeset do të jenë deri në 3 gradë në zonat malore.

Java e ardhshme përmirëson dukshëm situatën. Reshjet do të “përcillen” këtë fundjavë.

Të paktën deri nga mesi i javës, e mërkurë dhe e enjte, moti premton kthjellime dhe diell në rang territori. Por temperaturat që do të bien këtë fundjavë nuk presin përmirësim javën e ardhshme./albeu.com/

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *