Top Channel e la pa pune? Lajmi i madh! Rikthehet “Doktori”, ja ku do mund ta ndiqni nga sot

ju kishte munguar në ekran? Rikthehet “Doktori”. Dikur një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Gentjan Pjetri ishte larguar për një kohë të gjatë nga bota e televizionit.

Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si

“Doktori’ i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV.

Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.

Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *