“Krejt si Luli”/ Kapet m at ne Tropoje Edi Rama: Gjumë për kokërr të qejfit në mes të …(video)

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikuar pasditen e kësaj të premteje një video të

kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve që ky i fundit ka bërë sot në Tropojë. Në një moment, kryeministri duket se ka qenë disi i rraskapitur.

“Fli Edi fli. Sa ngjan me Lulin ky more. Ju kam thene qe eshte thjesht nje idiot i lodhur, qe do vetem gjume!

Gjume per kokerr te qejfit ky sot ne mes te tropojaneve, kaq seriozisht i merr hallet e tyre. Vetem nje gje ka ky, qe te vjedh edhe ne gjume”, shkruan Vasili dhe ndan videon e mëposhtme.

Kujtojmë se ditët e fundit kryeministrit Edi Rama ka pasur një agjendë të ngjeshur takimesh. Nga Korça ku ishte për dy ditë më radhë, ai udhëtoi menjëherë pasdite drejt Berlinit ku mori pjesë në takimin me kancelarin Olaf Scholz.

Mbrëmjen e djeshme Rama është kthyer në Shqipëri dhe për të paktën tre orë që nga ora 21.00 ka qenë në emisionin e gazetarit Sokol Balla. Mëngjesin e sotëm, këtë të premte 4 nëntor, ai është shfaqur live në Tropojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *