Prej kohësh po përflitet se çifti shumë i dashur i publikut, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Këto hipoteza lindën vetëm si shkak i distancimit të çiftit në publik, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fasnat.

Por Albeu konfirmon sot ndarjen e çiftit.

Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e trad htisë së kuzhinierit ndaj moderatores.

Në Janar të 2020, çifiti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Noah.

Prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy.

Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë.

“Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28.

Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *