E pashe mamin me she nja, sma mori mendja! Flet vajza e te moshuares, ja cdo bej tani e mbrapa me te

Zhaneta Nura është e bija e të moshuarës e cila është dh nuar nga punonjëset e qendrës për të moshuar ku qëndronte.

Nura ka deklaruar për mediat lokale në Kosovë se nënën e vizitonte shpesh dhe se herën e fundit që kishte qenë, para 4-5 ditëve kishte vënë re shenja dh ne në fytyrën e saj. Ajo thotë se menjëherë sapo ka parë videon e dh nës ndaj nënën e saj ka kërkuar që tërheqjen nga qendra e të moshuarve ku qëndronte.

Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dh ne në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dh në në një rezidencë me standarde zivcerane.

Kam qenë në punë kur më ka ardhë ky xhirim. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve.

Më tej ajo thotë se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj plus shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

Ka qenë tr nditje e madhe, stres i paparë. Kur një dh në bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *