Mariglen Imeri dhe Jonilda Manuka janë një çift shumë simpatik nga Bulqiza. Ata së fundmi janë bërë të njohur në rrjet, pasi Marigleni i propozoi përmes një surprize Jonildës në shkollën e saj, ku jep mësim.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit” mes shumë emocionesh, dyshja treguan historinë e tyre të dashurisë, që nga njohja deri në detajet e propozimet.

Marigleni tregoi se për të gjithë këtë surprizë e ndihmoi motra e Jonildës, që kjo e fundit të mos kuptonte asgjë.

“Ishte pak sakr ficë në mbledhjen e detajeve se psh trëndafilat ishin të kuq dhe blu, ashtu sic Jonilda i pëlqente. Gjatë lidhjes tonë unë i kam pas thënë që diçka do ta bëj, një propozim po. Jonilda më thoshte nuk do ta bësh, unë i thoja po. Mora ndihmë edhe nga kunata, e cila më ka ndihmuar me shumë detaje të fotove se kishim edhe fotograf. Kot nuk thonë, që armikun e ke nga brenda.

Ishte një moment që po merresha me propozimin, Jonilda më dërgon një mesazh ku je, unë i them jam në punë, të marr për 5 minuta. Më pas, ndërkohë që po vinte jashtë, më shkruante sërish ‘humbe’”, rrëfeu ai.

“Njihemi prej 4 vitesh. Marigleni ishte instruktori i një kursi biznesi ku unë shkoja aty. E kuptova rëndësinë kur mbaroi kursi”, tha Jonilda.

“Mesazhet filluan me një pyetje në lidhje me certifikimin e kursit dhe vazhduan bisedat njëra pas tjetrës. Patëm një lloj tërheqje. E lamë që do njiheshim fillimisht, më pas u takuam pas një periudhe relativisht të gjatë, pas 2 muajsh”, shtoi Marigleni./abcnews.al

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *